Maqedoni

Parashikimi i motit

26.09.2023 08:20

Ditën e martë moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime....

Ditën e martë moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime. Përgjatë relieveve malore në mesditës në jug të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, nga drejtimi verilindor. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9°C deri në 18°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 25°C deri në 30°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 14°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 28°C.