Botë

Nagorno-Karabakh, viktima nga një shpërthim në një pikë karburanti

26.09.2023 09:30

Të paktën 20 njerëz janë vrarë dhe pothuajse 300 janë plagosur në një shpërthim të fuqishëm në një depo....

Së paku 20 njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një depo karburanti në Nagorno-Karabakh të Azerbajxhanit, njoftuan autoritetet vendore armene.

Rreth 300 njerëz u dërguan në spitale, një pjesë e madhe e të cilëve në gjendje të rëndë. Shpërthimi ndodhi në një kohë kur 13,500 refugjatë kaluan në Armeni nga kjo enklavë, tha qeveria armene. Rajoni i kontestuar Nagorno-Karabakh është shtëpi e një shumice prej rreth 120 mijë armenëve etnikë.
 
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin në qytetin kryesor, Stepanakert. Armenët e Karabakhut, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, që në të kaluarën nuk ishte nën kontrollin e Bakusë, u detyruan të shpallin armëpushim më 20 shtator, pas një operacioni të lehtë ushtarak nga ushtria shumë më e madhe e Azerbajxhanit.