Botë
Braverman: Të jesh homoseksual apo grua nuk është arsye e mjaftueshme për të kërkuar azil
26.09.2023 09:50
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman pritet të mbajë një fjalim në American Enterprise Institute...

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman pritet të mbajë një fjalim në American Enterprise Institute, në SHBA, ku do të vendos në pikëpyetje nëse themeli i ligjit modern të azilit është ende i rëndësishëm.
Gjatë fjalës që pritet të mbaj në institutin e qendrës së djathtë në Uashington DC, Braverman do të pyesë nëse Konventa e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët 1951 është “e përshtatshme për epokën tonë moderne” dhe a duhet që “thjesht të qenit homoseksual apo grua” të jetë e mjaftueshme për t’u kualifikuar për mbrojtje sipas ligjeve ndërkombëtare të refugjatëve.
Pas masave të ndërmarra për të përballuar krizën e emigrantëve, Braverman pritet të zbuloj sot rreth planeve për të trajtuar krizën e refugjatëve.
Zonja Braverman ka drejtuar Zyrën e Brendshme që kur Priti Patel u largua afërsisht një vit më pare.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë kaluar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë kësaj kohe, pavarësisht legjislacionit të miratuar nga Boris Johnson dhe më pas Rishi Sunak, dhe zotimit të kryeministrit aktual britanik për të “ndaluar anijet”.
Kjo nuk është hera e parë që sekretarja e brendshme vë në pikëpyetje ligjin ndërkombëtar. Ajo ka sinjalizuar pakënaqësinë e saj me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut edhe më parë, duke bërë pjesë të politikave të saj skema sikurse ajo dëbimit emigrantëve në Ruanda.
Zonja Braverman do të argumentojë se testet për mënyrën se si përcaktohen refugjatët kanë ndryshuar, duke ulur pragun për të kërkuar azil.
“Më lejoni të jem i qartë, ka zona të mëdha të botës ku është jashtëzakonisht e vështirë të jesh homoseksual ose të jesh grua. Aty ku individët po persekutohen, është e drejtë që ne të ofrojmë një strehë.
Por ne nuk do të jemi në gjendje të mbajmë një sistem azili nëse mjafton të jesh homoseksual ose grua dhe të kesh frikë nga diskriminimi në vendin tënd të origjinës, për t’u kualifikuar për mbrojtje.”
Zonja Braverman thotë se “korniza globale globale e azilit” mundëson “bashkimin e kërkimit të azilit dhe kërkimit të perspektivave më të mira ekonomike, kërkimit të strehimit në vendin e parë që arrini dhe blerjes për destinacionin tuaj të preferuar”.
