Një delegacion kuvendor në konferencën KOSAP në Beograd
Një delegacion i Komisionit për çështje evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot dhe nesër në Beograd do të marrë pjesë në Konferencën e komisioneve për çështje evropiane dhe integrime të vendeve në Procesin e stabilizimit dhe asociimit në EJL - KOSAP...

Anëtarët e delegacionit janë deputetët Nora Aliti, Solza Gërçeva dhe Trajço Dimkov.
Në konferencë, e cila mbahet në Kuvendin kombëtar të Republikës së Serbisë, janë paraparë disa panel diskutime, kushtuar, mes tjerash, edhe Strategjisë për zgjerim të BE-së dhe sfidat 2014-2015, me konkludime për çdo vend ndaras, pastaj në reforma ekonomike dhe sfida sociale në procesin e asociiacionit në BE, bashkëpunimi rajonal në fushën e IPA fondeve, si dhe politika energjetike në rajon.
Pjesëmarrja në Konferencë e deputetëve nga Maqedonia, siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, është në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal në nivel parlamentar me vendet nga Evropa Juglindore, si dhe në këmbimin e mendimeve dhe praktikave për proceset eurointegruese në rajon.
Pritet, në bazë të diskutimeve, të miratohen konkludime përfundimtare.
