Botë
Vijon aksioni në veri të Kosovës, shpërndahen ushqime për banorët e Banjskës
26.09.2023 10:41
Aksioni policor në veri të Kosovës po vijon edhe këtë të martë, ndërkohë që janë në kërkim sulmuesit...

Aksioni policor në veri të Kosovës po vijon edhe këtë të martë, ndërkohë që janë në kërkim sulmuesit e tjerë që qëlluan drejt policisë të dielën, duke lënë të vdekur efektivin Afrim Bunjaku. Po ashtu, vazhdojnë kontrollet në banesat dhe vendqëndrimet e autorëve, ku po mblidhen prova në funksion të hetimet.
Ndërkohë që operacioni vijon, banorëve u është kërkuar të mos dalin nga shtëpitë. Si rrjedhojë, policët kanë shpërndarë ushqime në shtëpitë e Banjskës. Një ditë më parë, Policia e Kosovës tregoi armatimet dhe provat që u gjetën në disa shtëpi dhe makinë, përfshirë e mjetin e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radojçiq, që sipas autoriteteve është i lidhur drejtpërdrejt me sulmin. Policia gjeti një sasi të madhe armatimesh, tre makina si të KFOR-it, mbi 20 makina dhe një autoblindë.
