Botë
Seancë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, sillen në Gjykatë 3 sulmuesit serbë të arrestuar
26.09.2023 10:58
Tre serbët e dyshuar për terrorizëm janë sjellë sot në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë...

Tre serbët e dyshuar për terrorizëm janë sjellë sot në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku do të mbahet seanca për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave V.T. B.S dhe D.M. për vepra të ndryshme penale.
Sipas Prokurorisë, kërkesa është bërë kundër tre të pandehurve për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.
Seanca po mbahet sot e martë, nga ora 10:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.
