Botë

Sveçla për aksionin në veri të Kosovës: Ka një rrugë kthimi në tavolinën e negociatave

26.09.2023 11:15

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një bisedë për mediumin britanik BBC...

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një bisedë për mediumin britanik BBC, ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

I pyetur se a i frikësohet nga rikthimi i dhunës së viteve të ‘90-ta apo ka një rrugë kthimi në tavolinën negociuese, Sveçla ka thënë se ka një rrugë kthimi në negociata.
 
“Padyshim që ajo që duam të bëjmë është që të sigurojmë që të gjithë të ndihen të sigurt dhe ne sigurojmë sundim të ligjit dhe siguri për secilin qytetar, pavarësisht etnisë”, është përgjigjur Sveçla.