Botë

Vuçiq takohet me ambasadorët e QUINT-it

26.09.2023 11:33

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me ambasadorët e vendeve të KUINT-it....

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.

Siç njoftoi kabineti i tij, Vuçiq sot në  në Beograd do të takohet me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd. Temë e takimit do të jetë gjendja aktuale në Kosovë, pas ngjarjeve në Banjskë, kur në përleshje mbeti i vrarë një polic i Kosovës, si dhe katër terrorist serbë.