Maqedoni
Propozimi për amnisti, do të debatohet në Qeveri, do të dërgohet në Kuvend
26.09.2023 11:51
Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se ligji i propozuar për amnisti do të debatohet në Qeveri...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se ligji i propozuar për amnisti do të debatohet në Qeveri dhe do të dërgohet në Kuvend me korrigjimet e nevojshme.
Koordinimi me sektorin e legjislacionit duhet të bëhet deri sot. Propozimi i ligjit ka për qëllim lehtësimin e burgjeve në vend, duke pasur parasysh gjendjen alarmante të burgjeve në periudhën e kaluar. Ligji nuk vlen për rastet e PSP-ve dhe zyrtarëve parlamentarë ndaj të cilëve po zhvillohet ndjekja penale.
