Maqedoni
Qeveria do të vendosë për uljen e çmimit të pijeve
26.09.2023 12:02
Qeveria duhet të marrë sot vendim për uljen e çmimeve të pijeve...

Qeveria duhet të marrë sot vendim për uljen e çmimeve të pijeve. Deri në fund të javës pritet të përfundojë analiza me masat e Qeverisë për përfshirjen e produkteve higjienike. Për mosrespektim të vendimit për çmimet e garantuara për disa produkte ushqimore, që ka hyrë në fuqi që nga java e kaluar, Inspektorati Shtetëror i Tregut tashmë ka mbyllur disa markete.
Siç njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Beksheti, sot do të ketë vendim për uljen e çmimeve të pijeve joalkoolike dhe alkoolike.
“Për produktet higjienike, të gjitha konsultimet me gjasë do të përfundojnë gjatë kësaj jave dhe do të shohim nëse ka hapësirë për marrjen e masave të caktuara.”, tha dje Bekteshi, i cili së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski vizituan kompaninë “Alma-M” në Vizbeg.
