Botë
Sulmi në veri të Kosovës, përfundon seanca ndaj të arrestuarve
26.09.2023 12:09
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj tre të dyshuarve për sulm terrorist në Banjskë...

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj tre të dyshuarve për sulm terrorist në Banjskë. Në këtë seancë është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtyre të dyshuarve, ndërsa pritet vendimi të bëhet publik.
Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e gjashtë të arrestuar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë është thënë se kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.
