Maqedoni
RMV-ja dhe Sllovenia avancojnë bashkëpunimin bilateral në mbrojtje
26.09.2023 14:57
Përforcohet bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes mes RMV-së dhe Sllovenisë....

Përforcohet bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes mes RMV-së dhe Sllovenisë. Të dy ministrat, Sharec dhe Petrovska, nënshkruan marrëveshje të re për bashkëpunim bilateral të cilin duhet si vende anëtare të NATO-s t’u përgjigjet sfidave bashkëkohore. Kjo marrëveshje mundëson këmbimin e informatave për t’u përballur me këto sfida. Më pas do të ketë bashkëpunim në sferën e sigurisë kibernetike, ku bashkërisht të dyja vendet do të përballen me sfidat e kohës bashkëkohore.
“Jam e vetëdijshme se sfidat bashkëkohore me të cilat përballemi kërkojnë ndryshim në kontinuitet të mënyrës se si funksionojmë, por edhe pajisjen shtesë dhe trajnim të personelit të të dyja armatave. Kjo marrëveshje nënkupton se i ndjekin ndryshimet në arkitekturën e sigurisë dhe në bazë të kësaj i planifikojmë bashkëpunimet tona në vijim.”, - deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
“Pas 30 vitesh po përballemi me sfida të reja, siguria kibernetike është tejet e rëndësishme. Për neve është tejet me rëndësi edhe përballja me fatkeqësitë natyrore. Sllovenia është e njohur për atë se ka sistem të mire të mbrojtjes civile, gjatë përballjes me ndryshimet klimatike çdo vit dhe ne do t’i ndihmojmë edhe RMV-së për vendosjen e një sistemi të tillë njëlloj siç e ka Sllovenia.”, - theksoi ministri i Mbrojtjes i Sllovenisë, Marjan Sharec.
Të dyja armatat, ajo e Sllovenisë dhe e RMV-së do t’i vazhdojnë trajnimet e përbashkëta. Vendi ynë dhe Sllovenia do të shkëmbejnë përvojat e përbashkëta dhe do të punojnë bashkërisht për t’u ballafaquar me sfidat aktuale të sigurisë, u tha me këtë rast.
FLUTURA LATIFI
