Obama dhe Tusk, thirrje për unitet lidhur me Ukrainën
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, dhe presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, kanë bërë thirrje për unitet lidhur me Ukrainën dhe kanë diskutuar për sfidat e sigurisë në Evropë, përfshirë terrorizmin...
Obama e ka lavdëruar kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin francez, Francois Hollande, për punën e tyre në krijimin e procesit të armëpushimit në Minsk, raporton agjencia DPA nga Uashingtoni.
“Por, ne po ashtu e dimë nga përvoja e vitit të kaluar se derisa të mos ketë monitorim dhe implementim të fuqishëm, këto marrëveshje do të jenë të pakuptimta”- tha mbrëmë vonë presidenti Obama në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë lëvizur së bashku për sanksione kundër Moskës, për intervenimin e saj në Ukrainë, por zoti Tusk në një intervistë për “Nju Jork Tajmsin”, më herët, tha se BE-ja nuk ishte ende e gatshme për një rund të ri të sanksioneve më të ashpra kundër Rusisë.
