Ekonomistët, nevojitet decentralizim më i madh i komunave

26.09.2023 16:08

Komunat në Maqedoninë e Veriut...

Komunat në Maqedoninë e Veriut kanë pak para dhe mezi 25 për qind janë të hyrat e tyre autentike, vetanake dhe nuk paguhen sa duhet.

Tjerat janë transferet nga thesari qendror, fondet shpenzohen më shumë për pagat e punonjësve, nuk mjaftojnë për infrastrukturën. Ekonomistët theksojnë se nevojitet më shumë decentralizim.

“Mbledhja e të hyrave vetanake të komunave është mjaftë e ulët. Ka dallime mes të hyrave nga tatimet prej një deri në 3 mijë denarë për kokë banori në komuna të caktuara. Te të hyrat jashtë tatimeve, dallimet variojnë nga 3 mijë deri në 4,500  denarë për kokë banori.”, - deklaroi profesori universitar, Borçe Trenoski.

Një anketë ka treguar se shkalla e kënaqësisë nga shërbimet e ofruara për qytetarët në kushtet e një pandemie nga 1 në 5 është 2.7.

“Analiza tregon se të hyrat janë 37 për qind dhe 50 për qind e të hyrave i takojnë dotacioneve dhe transferet nga pushteti qendror.”.

Sipas ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Penov, krizën pandemike e kemi kaluar në mënyrë stabile, sa i përket cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Kjo analizë për ne është tregues i mirë për hapat që i ndërmarrim për decentralizim dhe funksionim të vetëqeverisjes lokale.”, - u shpreh ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov.

Por, konkluzioni është se është e nevojshme që kryetarët e komunave të tregojnë më shumë vullnet për të mbledhur të ardhurat e tyre dhe për t'i përdorur paratë me mençuri, në interes të qytetarëve. (Gazmend Rexhepi, TVM2)