Maqedoni
Propozim-ligji për amnisti, Kovaçevski: Ka kaluar në seancë qeveritare
26.09.2023 16:39
Ligji për amnisti ka kaluar në seancën e Qeverisë, bëri të dituar kryeministri, Dimitar Kovaçevski....

Ligji për amnisti ka kaluar në seancën e Qeverisë, bëri të dituar kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Një javë pasi Qeveria solli vendim për kthimin në rishikim të projektligjit për amnisti, teksti me vendimet e ndryshuara nga Ministria e Drejtësisë, kryeministri, Dimitar Kovaçevski, njoftoi se Ligji për amnisti ka kaluar në seancën e Qeverisë. Ai thotë se ministri Lloga në dy ditët në vijim do të ketë brifing me gazetarët ku do t’u jep detaje rreth ligjit.
“Ligji për amnisti ka qenë në seancën e kaluar të Qeverisë. Me atë që u bë harmonizimi me legjislativen e re teknike dhe harmonizimi me trajtimin e personave të dëmtuar jashtë vendit, në pajtueshmëri me konventat ndërkombëtare, ai do të shkojë në Kuvend. Sa i përket procedurës, e cila do të ndodh në Kuvend, ministri i Drejtësisë, Lloga, në dy ditët në vijim do të ketë një brifing të detajuar për këtë ligj, i cili do t'i kalojë Kuvendit. Ligji për amnisti ka kaluar në seancën e Qeverisë.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Me propozimin që u referohet krimeve të lehta duhet të lirohen të dënuarit me burgim deri në 6 muaj për ata që janë dënuar më shumë se gjysmë viti, propozohet ulje e dënimit me burgim për 30 për qind. Ulja e dënimeve me burg nuk do të përfshijë të dënuarit me burgim të përjetshëm, si dhe për krimet e vrasjes, mashtrimit gjatë zgjedhjeve dhe votimit, ryshfetit dhe korrupsionit, përdhunimit dhe dhunës në familje, shpërdorimit të detyrës zyrtare apo mashtrimit me para nga fondet evropiane.
Sipas njoftimeve, projektligji për amnisti do të zbatohet për rreth 250 të burgosur nga gjithsej 2,345 të dënuar që janë duke vuajtur dënimin në të gjitha burgjet e vendit. Përveç kësaj, aty janë të vendosur edhe mbi 260 persona në paraburgim, si dhe 20 të mitur që shkelën ligjin. VMRO-DPMNE-ja kundërshtoi ashpër ligjin e propozuar. Partia pretendon se ai është selektiv dhe i anshëm dhe i shërben për përfitimin e pikëve politike para zgjedhjeve. Mickoski paralajmëroi se në Kuvend do të përdoren të gjitha mjetet demokratike për të bllokuar votimin.
SANIJE DURAKU
