LSM: Aplikacioni “Të drejtat e mia të punës”

26.09.2023 17:55

Sindikata e Maqedonisë ka zhvilluar aktivitet për digjitalizimin e shërbimeve sindikale...

Sindikata e Maqedonisë ka zhvilluar aktivitet për digjitalizimin e shërbimeve sindikale, përkatësisht ofrimin e ndihmës juridike falas. Aplikacioni Lidhja e sindikatave të Maqedonisë  “Të drejtat e mia të punës’’ u zhvillua me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare. Përmes këtij aplikacioni do të mundësohet akses të shpejtë dhe të papenguar për shkeljen e të drejtave të punëtorëve, por edhe në gjurmimin e informacionit, të dhënave dhe raporteve të nevojshme në Inspektoratin Shtetëror të Punës.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, thotë se edhe këtë vit sfida kryesore ishe shkelja e të drejtës në sferën e pagave të papaguara nga ana e punëdhënësit.

“Karakteristikë është gjithashtu se nga viti 2021 deri në vitin 2023, shumica e të drejtave të punëtorëve të shkelur janë në sferën e pagave të papaguara, shtesave në paga, veçanërisht pagave për pushime, të cilët punëtorët e përdorin këtë mjet për të paraqitur ankes deri tek sindikatat e Maqedonisë. E theksoj sërish se bashkëpunimi ynë me Inspektoratin Shtetëror të Punës është në nivel të lartë, këto ankesa u trajtuan shpejt dhe me efikasitet dhe punëtorët morën pushimin e merituar vjetor, por edhe pjesën e pagës që nuk iu pagua ajo në përputhje me ligjin ose sipas kontratës kolektive ose sipas kontratës së tyre të punës.”, - deklaroi kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov.

Trendafilov inkurajoi që nëpërmjet aplikacionit, qytetarët t’i paraqesin ankesat e tyre, sepse raportet e dorëzuara deri tek LSM-ja janë të garantuara. Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Vesna Tomovska, shtoi së më parë ka pasur dënime mjaft të larta dhe nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara. Ajo thotë se që nga viti 2019,  sistemi i Inspektoratit Shtetëror të Punës funksionon me sistemin e represionit.

“Që nga viti 2019, me ndryshimet e ligjit me inspektime dhe mbikëqyrje, tashmë kemi qasje në parandalim. Inspektorët veprojnë në mënyrë parandaluese në fushën e respektimit të legjislacionit nga ana e punëdhënësve dhe mund të them se kjo mënyrë e veprimit nga organi inspektues ka dhënë rezultate mjaft të mira.”, - theksoi drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Vesna Tomovska.

Këtë vit në periudhën janar-qershor nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Punës janë shqiptuar 293 shkelje të kompanive vendase. (Sedat Selimi, TVM2)