Marca: Real Madrid ka vendosur për pasuesin e Ancelottit në pankinë

26.09.2023 18:04

Marca ka bërë bujë ditën e sotme....

Marca ka bërë bujë ditën e sotme, me një lajm të publikuar këtë pasdite. Media e njohur ka filluar të hamendësojë për pasardhësin e Ancelottit në stolin e Real Madridit.

Sipas asaj që shkruhet, Xabi Alonso, trajneri aktual i Bayer Leverkusen, është në pole position. Alonso, ndër të tjera, duket se do të jetë kandidati numër një për t’u ulur në stolin e madrilenëve, duke qenë se Carlo Ancelotti prej disa kohësh ka një marrëveshje me kombëtaren e Brazilit.

Kështu drejtuesit spanjollë janë të bindur se kjo mundësi vjen rrallë, duke pasur parasysh rezultatet e shkëlqyera të marra nga skuadra gjermane nën drejtimin e Alonso. Sa i takon alternativave të tjera, në Madrid janë të përgatitur. Në fakt, Raul Gonzalez Blanco, trajneri i Real Madrid Castilla, duket se është ende në kohë për të bërë kapërcimin e madh në karrierë dhe për të marrë në dorë ekipin e parë të kryeqytetit, siç ndodhi me Zidane disa vite më parë.