Poroshenko: Vlerësim pozitiv për armëpushimin

10.03.2015 11:57

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, sot ka paraqitur në përgjithësi një vlerësim pozitiv për armëpushimin e gjatë tri javë në pjesën lindore të këtij vendi...

Gjatë një interviste në Televizionin e Ukrainës, Poroshenko tha se forcat e Ukrainës e kanë tërhequr “pjesën më të madhe të sistemit të raketave dhe të artilerisë”.

Sipas tij, edhe separatistët pro-rusë e kanë tërhequr “një sasi të rëndësishme” të armatimit të rëndë.