Barcelona për tre javë pa De Jong

26.09.2023 18:23

Mesfushori i Barcelonës Frenki de Jong....

Mesfushori i Barcelonës Frenki de Jong, i cili këtë fundjavë u lëndua, nuk do të mund të luajë së paku tre javë, bëri të ditur trajneri katalonas Xavi. Holandezi De Jong, këtë sezonë ka luajtur në të gjitha ndeshjet e La Ligës.

“Do të jetë një handicap për ne”, ka thënë Xavi.

“De Jong, ishte lojtar kyç për ne, veçanërisht duke pasur parasysh formën e tij.”, ka përfunduar Xavi.

Ai të shtunën në përballjen me Setla Vigo, u zëvendësua në fraksionin e parë dhe tani do të pushojë për tre javë.