Kampioni olimpik ndryshon ambientet e punës
Kampioni olimpik në vrapin e 100 metrave, italiani Marcell Jacobs....

Kampioni olimpik në vrapin e 100 metrave, italiani Marcell Jacobs, tani e tutje do të stërvitet me amerikanin Ran Reider në Jacksonville, njoftoi Federata Italiane e Atletikës. “Ndryshimet ndonjëherë janë të nevojshme, do të punoj me atletë të klasit botëror. Paris 2024 do ti sjellë Italisë, të njëjtat emocione si në Tokio.”, tha Jacobs. Javën e kaluar ai njoftoi përfundimin e bashkëpunimit me Paolo Camossin, trajnerin që e çoi deri tek titulli kampion olimpik dhe rekordi evropian (9.80) në Tokio 2021. Më pas edhe deri tek tituli kampion bote në vrapin e 60 metra në palestër një vit më vonë.
Atleti italian Jacobs, pas vete ka një sezon zhgënjyes me disa dëmtime. Ai u eliminua në gjysmëfinalet e 100 metrave në Kampionatin Botëror në Budapest (2023), por ia doli të fitojë medaljen e argjendtë në stafetën 4x100 metrave. Trajneri amerikan Reider, ka stërvitur atletin amerikan Christian Taylor (kërcim tre hapësh), si dhe sprinterin kanadez Andre de Grasse, me medalje të artë olimpike.
