Kupa e Maqedonisë, Përballje liqenase në 1/8 e finales

26.09.2023 18:29

Sot (martë) është bërë tërheqja e shortit...

Sot (martë) është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll, ku kanë dalë disa çifte mjaft interesante. Në këtë fazë të garave do të kemi dy derbi lokal, ai i skuadrave liqenase ku do të përballen Voska Sport dhe Struga Trim Lum.

I dyti do të jetë ai i Shkupit, ku Skuadra fituese e këtij trofeu në vitin e kaluar, Makedonija Gj.P, për kalim në çerekfinale do të ballafaqohet me Vardarin.

Shkëndija në terren vendas do të përballet me Rabotniçkin, ndërsa Bregallnica dhe Shkupi nuk duhet të kenë probleme për të kaluar në ¼ e finales, pasi përbalë do ketë Jan Tim gjegjësisht Ohrin.

Brera në Strumicë do të mirëpres Gostivarin. Skuadra e Bashkimit duhet të udhëtojë për në Kratovë.


Çiftet e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut

Rabotniçki – Shkëndija

Vardari – Makedonija Gj.P

Bregallnica – Jang Tim

Sileksi – Bashkimi

Pelisteri – Tikveshi

Brera – Gostivari

Shkupi – Ohri

Voska – Struga TL