Clippers i kthehet fitoreve, Atlanta regjistron fitoren e 50-te

10.03.2015 12:40

Pas dy humbjesh radhazi Los Angeles Clippers rigjeti shijen fitores në NBA. J.J Reddick me 26 pikë dhe DeAndre Jordan me 20 pikë dhe 17 rebound ndihmuan skuadrën e trajnerit Doc Rivers të kalonte me rezultatin 89-76 Minesotta Timberwolves në Staples Center...

Ky ishte suksesi i 41-të për La Clippers në 64 ndeshje dhe me këtë fitore formacioni nga Los Angelesi pozicionohet në vendin 4 të konferencës së Perëndimit.

Për Timberwolves kjo ishte humbja e 48-të sezonale dhe vetëm New York Knicks dhe Philadelphia 76-ers kanë bërë më keq se skuadra nga Minneapolis në këtë sezon të NBA.

Në sfidat e tjera spikat suksesi i 50-të sezonal i Atlanta Hawks. Ekipi nga Georgia falë një loje fantastike në grup theu lehtësisht Sacramento Kings në Philips Arena me rezultatin 130-105. Plot 6 basketbollistë të Atlantës në këtë përballje realizuan një kuotë pikësh me dyshifra, ndërkohë që pikëshënuesi më i mirë mbi parket rezultoi Rudy Gay i Sacramentos me 23 pikë gjithsej. Vijon serinë e fitoreve dhe Golden State Warriors.