Botë
Shpërthimi në Nagorno-Karabakh, shkon në 125 numri i viktimave
26.09.2023 20:56
Numri i të vdekurve nga shpërthimi dhe zjarri në një rezervuar karburanti në Nagorno-Karabakh...

Numri i të vdekurve nga shpërthimi dhe zjarri në një rezervuar karburanti në Nagorno-Karabakh të hënën është rritur në 125, njoftoi agjencia Interfax Azerbajxhani, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë së Armenisë. Trupat e të vrarëve në shpërthim u dërguan në Armeni, tha agjencia.
Forcat e Azerbajxhanit morën kontrollin e enklavës javën e kaluar pas një operacioni ushtarak. Mijëra banorë armenë të rajonit janë larguar ditët e fundit, duke kërkuar strehim në Armeni.
Shpërthimi i së hënës, shkaku i të cilit nuk është sqaruar, ndodhi në një rrugë pranë kryeqytetit të Nagorno-Karabakut, Stepanakert.
