Përplasje e dy helikopterëve, vdesin tre kampionë francez

10.03.2015 12:47

Një përplasje e tmerrshme mes dy helikopterëve ka lënë të vdekur dhjetë persona, në mesin e tyre edhe dy fitues të medaljes së artë Olimpike, dhe një kampion në garë me vela...

Dy helikopterë që bartnin yje të sportit francez të cilët ishin mbledhur për të xhiruar një “reality-show”, u përplasën në Argjentinë, duke lënë të vdekur 10 persona. Helikopterët u përplasën afër Villa Castelli në provincën La Rioja, rreth 1170 kilometra në veriperëndim të Buenos Aires.

Të gjithë 10 personat që ishin në helikopterë, përfshirë tetë shtetas francezë dhe dy pilotët argjentinas, mbetën të vdekur.

Në mesin e të vdekurve janë notuesja kampione Olimpike nga Londra e vitit 2008, Camille Muffat, boksieri Alexis Vastine fitues I medaljes në Olimpiadën e Pekinit dhe lundruesja Florence Arthaud, ndërsa pjesë e këtij “reality show”, ka qenë edhe ish reprezentuesi francez në futboll, Sylvian Wiltord, I cili fatmirësisht nuk ishte I pranishëm në këtë udhëtim.