Real sfidon Schalke, Porto Baselin e shqiptarëve
10.03.2015 12:51
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy sfidat e kthimit të 1/8 së finales...

Real Madrid-Schalke 04, takim që luhet sonte në “Santiago Bernabeu” është ndeshja kryesore e sontme, edhe pse skuadra madrilene më një këmbë është në çerekfinale pas fitores prej 2-0, në ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani.
Ndërkohë, përballje interesante pritet të luhet edhe në duelin mes Portos dhe Baselit.
Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve e zhvilluar në Basel ishte mbyllur baras (1-1), derisa sonte do të mësohet se cila skuadër të kalon në rundin tjetër.
Në radhët e Baselit titullar pritet të jenë edhe treshja shqiptare, Arlind Ajeti, Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi.
