Basketboll, sot nis kampionati vendor

27.09.2023 14:16

Sonte fillon edicioni i ri në elitën e basketboll vendor që do të jetë kampionati i 32-të me radhë...

Sonte fillon edicioni i ri në elitën e basketboll vendor që do të jetë kampionati i 32-të me radhë. Ky edicion pritet të jetë mjaft interesant, duke marrë parasysh përforcimet dhe synimet e skuadrave. Ndeshja e parë është mes Rabotniçkit dhe TFT-së.
 
Kjo përballje llogaritet si derbi lokal dhe për momentin po transmetohet në programin e tretë të servisit publik. Të dyja këto skuadra kanë synime të larta në këtë edicion. Në ndeshjen e dytë të kësaj mbrëmje në palestrën “Shaban Terstena”, po ashtu në një derbi të kryeqendrës do ë përballen Shkupi 2030 dhe Feniksi. Skuadra udhëtuese sezonin e ri e nisin me ndeshjen e Superkupës me MZT Aerodrom. Këto dy takime luhen për herët për shkak të obligimeve në arenën ndërkombëtare që kanë Rabotniçki dhe Feniksi.
 
 
Katër ndeshjet e tjera të javës së parë do të luhen në fundjaë ku do të përballen:- Vardari – Ohri, Kozhufi – MZT Skopje, Gostivari – Pelisteri  si dhe Akademia FMP – Euro Nikel 2005.