Bukureshti do të fitojë miliona nga Rahmani
27.09.2023 14:21
Rapid Bukureshti fitoi derbin rumun me CFR Cluj me rezultatin 3-1, pasi Albion Rrahmani bëri një tjetër shfaqje mbresëlënëse....

Rapid Bukureshti fitoi derbin rumun me CFR Cluj me rezultatin 3-1, pasi Albion Rrahmani bëri një tjetër shfaqje mbresëlënëse. Së pari, kosovari humbi një penallti, por realizo dy gola në pjesën e dytë, derisa asistoi tek goli i tretë. Pas ndeshjes me CFR Cluj, Albion Rrahmani (23 vjeç) mori vlerësime nga të gjitha anët.
Kosovari tashmë ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje në Rumani dhe është në vendin e parë në renditjen e golashënuesve. Adrian Ilie, ish-reprezentuesi i Rumanisë, është i bindur se Rapid do të arkëtojë një shumë të madhe për transferimin e Rrahmanit nëse sulmuesi ruan të njëjtin nivel.
“Një lojtar shumë interesant, shumë i mirë, ka cilësi para portës, është teknik. Ai e kupton lojën, edhe pse është i ri. Lojtar shumë interesant, më pëlqen, mendoj se Rapid do të mbledhë shumë para për të, largohet për 5 milionë euro”, ka thënë Adrian Ilie, përcjell “Fanatik”.
