Kumanovë, NP “Tregu i gjelbër” punon me fitim
Edhe përkundër sfidave të ndryshme....

Edhe përkundër sfidave të ndryshme në veprimtarinë e vet, NP “Tregu i Gjelbër”, Kumanovë, kohëve të fundit po shënon progres të vazhdueshëm.
Drejtori, Gëzim Kadriu, ka njoftuar se para se ta marrë drejtimin e kësaj ndërmarrjeje për 1 vit, ajo ka pasur humbje me vlerë prej 8,650,000 denarë.
Mirëpo për një kohë siç theksoi ai punët kanë marrë kahje pozitive financiare.
Gjatë mbledhjes së 30-të të Këshillit Komunal të Komunës së Kumanovës, Kadriu njoftoi se kjo ndërmarrje në tre mujorin e parë të vitit 2023 ka punuar me fitim prej 845,000 denarë në tre mujorin e dytë 34,856 denarë.
Thjesht ai tha mes tjerash se nga një ndërmarrje e falimentuar e shndërruam tregun në ndërmarrje fitimprurëse.
“Kam nderin dhe kënaqësinë që para jush dhe para qytetarëve të konstatoj se NP “Tregu” punon me fitim, natyrisht se për të arritur deri te ky rezultat është dashur shumë punë, angazhim, seriozitet, përkushtim, vendosmëri dhe ndërgjegjshmëri. Ju e dini se në 10 vitet e fundit NP “Tregu” ka punuar me humbje, sot me punën tonë po i bindim edhe të gjithë pesimistët që thonin se asnjëherë kjo ndërmarrje nuk do të mund të jetë rentabile duke pasur parasysh problemet e shumta financiare dhe borxhet të cilat ishin krijuar.”, - theksoi drejtori i NP “Tregu i gjelbër”-Kumanovë, Gëzim Kadriu.
Gjithashtu, Kadriu njoftoi se duke filluar nga muaji shtator, të punësuarit në këtë ndërmarrje do të marrin paga për 10% më të larta.
Ndryshe, NP “Tregu i Gjelbër” disponon me 750 tezga, nga të cilat, momentalisht të marra me qira janë mbi 450 prej tyre.
Drejtori Gëzim Kadriu theksoi se janë bërë një sërë investimesh, sa i përket infrastrukturës në lokacionet e tregut, ai gjithashtu paralajmëroi se edhe në të ardhmen do të investohet. (Fatlum Aqifi, TVM2)
