Ukraina dhe Anglia kundër UEFA-s
27.09.2023 14:31
Federata evropiane e Futbollit ka qenë e qartë në pozicionin e saj për të mos lejuar sportistët rus...

Federata evropiane e Futbollit ka qenë e qartë në pozicionin e saj për të mos lejuar sportistët rus të marrin pjesë në kompeticionet e organizuara nga UEFA. Një nga vendimet që mori Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ishte edhe ai në lidhje me ekipet e moshave të Rusisë. Sipas vendimit të organit në fjalë moshat deri në 17 vjeç do të kenë mundësi që të luajnë përsëri në kompeticionet e kontinentit të vjetër. Këtë vendim të ri Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s e mori me justifikimin se fëmijët nuk kishin përse të privoheshin nga konkurenca me bashkëmoshatarët e tyre në Europë.
Ky vendim nuk është mirëpritur në Ukrainë dhe Angli. Ukraina do të bojkotojë garat evropiane të futbollit në të cilat do të marrin pjesë skuadrat ruse, bëri publike sot Federata Ukrainase e futbollit, transmeton AFP. Po ashtu edhe Federata e Futbollit të Anglisë, ka bërë me dije se nuk ka ndërmend që të ndjekë udhëzimet e reja të UEFA-së.
Qeveria evropiane e futbollit, një ditë më parë në koordinimin me FIFA-në, vendosi që në garat ndërkombëtare të kthejnë ekipet U-17. Sipas këtij vendimi ndeshjet e ekipeve ruse do të luhen pa flamur, himn dhe veshje zyrtare. Po ashtu ato do të luhen jashtë teritorit të Rusisë, ka saktësuar UEFA.
