U zhduk një i mitur në Shkup
10.03.2015 12:56
Një fëmijë i mitur 14-vjeçar më 6 mars të këtij viti ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, kumtoi policia, e cila ndërmori masa për gjetjen e tij...

Në Stacionin policor "Bit Pazar" në Shkup, ashtu siç kumtoi MPB-ja, F.I. (32) nga Shkupi në cilësi të tutorit të personit të mitur, ka paraqitur se për arsye të panjohura më datë 6 të këtij muaji nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar djaloshi 14 vjeçar.
