MASh: 60% e studentëve kanë marrë kartelat e shujtës
Rreth 60% e studentëve....

Rreth 60% e studentëve që i kanë përmbushur kushtet për shujtë studentore, i kanë tërhequr kartelat e dedikuara pagesore përmes së cilës mund të shfrytëzojnë mjetet për këtë qëllim, ka informuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Nga Ministria resore u bënë thirrje të gjithë studentëve të cilët ende nuk kanë vepruar konform udhëzimeve të dhëna, ta bëjnë këtë sa më parë.
"Është e detyrueshme të regjistroheni në platformën aktive online të Bankës “Sparkase” dhe të azhurnojnë të dhënat e tyre në: https://netbanking.mk/studentPortal. Mjetet në shumë prej 140 denarë në ditë do të mund t`i shfrytëzojnë nga e hëna deri të shtunën për të blerë ushqime në markete, furra buke, restorante dhe persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se aplikimi për këtë të drejtë për kandidatët, që do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 dhe të cilët nuk kanë regjistruar semestrin veror, zgjat nga data 27 shtator deri më 2 tetor të vitit 2023.
Çdo aplikant që ka nevojë për mbështetje të drejtpërdrejtë gjatë procesit të aplikimit mund të adresohen në kontaktin në vazhdim: [email protected] ose në zyrën e dedikuar në katin përdhes në ndërtesën e Ministrisë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
