Botë
Siri, sulmet ajrore godasin një rafineri, 30 të vdekur
10.03.2015 15:04
Sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga ShBA-të kanë goditur një rafineri nafte në veri të Sirisë, duke lënë të vdekur 30 persona...

Organizata “Vëzhguesit Sirianë për të Drejtat e Njeriut” me seli në Londër, tha se “Shteti Islamik” kishte nën kontroll rafinerinë dhe se viktimat ishin militantë dhe punëtorë.
Sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit, koalicioni që po mbështet ushtrinë irakiane në përpjekjen e saj për të rimarrë territore nga “Shteti Islamik” ka kryer më shumë se 2 mijë e 300 sulme ajrore në Irak dhe Siri.
GYLTENE SINANI
