Maqedoni

Biznes, formohet Shoqata e parë Afariste Britanike në RMV

27.09.2023 16:21

Maqedonia e Veriut përforcon biznesin dhe rritjen e marrëdhënieve tregtare me Britaninë e Madhe...

Maqedonia e Veriut përforcon biznesin dhe rritjen e marrëdhënieve tregtare me Britaninë e Madhe në kuadër të themelimit të Shoqatës Afariste Britanike në vendin tonë. Me këtë rast, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Methju Lauson, tha se tregtia e përgjithshme e mallrave dhe shërbimeve mes dy vendeve për këtë vit është rritur prej 12,8%, dëshmi e marrëdhënieve të forta tregtare. Fokusi i veprimtarisë së shoqatës do të jenë infrastruktura, energjia, minierat dhe kujdesi shëndetësor.
 
“Jemi të interesuar dhe të gatshëm të jemi partner i preferuar për tregti dhe investime i Maqedonisë  së Veriut, përmes aftësive tona industriale, ekosistemit të investimeve dhe mbështetjes së Qeverisë. Qëllimi i Shoqatës është të promovojë vlera brenda  mjedisit afarist të RMV-së, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha palët e interesuara. Do të promovojmë zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve njerëzore në mënyrë të barabartë, duke ruajtur përfitimin ekonomik.”, - deklaroi ambasadori britanik në RMV, Matthew Lawson. 
 
“Ka projekte  të shumta këtu ku Mbretëria e Bashkuar dhe RMV-ja mund të  punojnë së bashku duke krijuar mundësi për biznes në këtë dhomë sot. Këto janë projekte ambicioze të infrastrukturës dhe energjisë me vlerë mbi 4 miliardë euro, shumë prej të cilave do të ketë nevojë për bashkëfinancim. Këto përfshijnë një gamë të gjerë sektorësh.” - theksoi i dërguari britanik për tregti në rajon, Martin Vikers. 
 
“Me themelimin e saj dhe me pjesëmarrjen tonë aktive në punën e shoqatës, si kompani vendore së bashku me investitorët  britanez, do të japim kontributin tonë në përmirësimin e klimës në vendin tonë, si dhe në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.”, - theksoi zëvendësdrejtori i përgjithshëm në Minierën ”Sasa”, Ivica Talevski.
 
Në shpalosjen e iniciativës u theksua edhe mungesa e fuqisë punëtore, të cilën bashkëfolësit e cilësuan si problemi botëror. Konstatuan nevojën për gjetjen e mënyrës nga punëdhënësit për t’i shtyrë punëtorët të jenë më produktiv dhe njëkohësisht të jenë të kënaqur me efektin dhe kontributin e tyre.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU