Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut: Тë sigurohen më shumë fonde për sektorin bujqësor

27.09.2023 17:06

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut...

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut kërkon që të sigurohen mjete për rritjen e konkurrencës së sektorit të bujqësisë në vend.

Nga sektori i bujqësisë dhe ushqimit thonë se duhet të ristrukturohet sektori agro-ushqimor, të përdoren fondet, të investohen në shkencë, teknologji, inovacione dhe në fuqizim të kapaciteteve administrative.

Ekspertët e fushës bujqësoro-ushqimore apelojnë Qeverinë t’i dëgjojë nevojat e odës dhe të sigurojë fonde.

“Inovacionet në shkencë dhe teknologji do të luajnë rol kyç në transformimin e sistemeve tona bujqësore-ushqimore që të mundet të jenë më efikase, më inkluzive dhe më të qëndrueshme. Sistemet tona bujqësore-ushqimore janë nën presion të madh që të prodhojnë sa më shumë ushqim që t’i kënaqin kërkesat e shtuara për ushqim, duke i minimizuar të gjitha pasojat dhe ndikimet mbi mjedisin jetësorë. Ekonomia rrethore sot dominon dhe në këtë kontekst, shteti duhet të bëjë  investime te vlefshme në shkencë, teknologji, inovacione, për të siguruar transformime efektive të sistemeve globale për bujqësi dhe ushqim.”, - deklaroi Vasko Ristovski nga OEMV-ja.

Pakon e kërkesave, Oda Ekonomike e mbështet mbi bazën e konsultimeve me kompanitë dhe përvojat e vendeve që u anëtarësuan së fundmi në BE.

Kërkesat do të ndihmojnë kompanitë vendase që të kapërcejnë më lehtë sfidat me të cilat përballet sektori.

“Maqedonia do të duhet të harmonizohet me një sërë rregullash të detyrueshme. Ajo që është shumë e rëndësishme është se duhet të harmonizohet me politikën e përbashkët politike të BE-së. Për shkak të rëndësisë së kësaj fushe dhe kapitujt të cilët janë të përfshirë në të, kjo politikë krijohet dhe zbatohet nga ana e Komisionit Evropian, madje edhe për vendet anëtare vlen rregullativa evropiane.”, - theksoi Jadranka Arizankovska nga OEMV-ja.

Në vend të një ekonomie tregu si BE-ja, te ne detyrohet një kontratë, që i rëndon kompanitë. Ata thonë se shteti duhet të investojë në konceptin e “fshatrave të mençur” për të mbajtur fuqinë punëtore në zonat rurale. (Belinda Koka Ademi, TVM2)