Maqedoni

Dita Botërore e Turizmit, rritje e numrit të turistëve të huaj dhe vendas

27.09.2023 17:50

Është rritur numri i turistëve të huaj dhe vendas me 25% krahasuar me vitin e kaluar...

Është rritur numri i turistëve të huaj dhe vendas me 25%  krahasuar me vitin e kaluar, në gjashtëmujorin e parë të vitit. Është rritur edhe numri total i fjetjeve. Kjo tregon faktin se edhe pse pandemia ka shkaktuar dëme në këtë sektor, këtë vit numri i turistëve do të kalojë një milion dhe do të bëhet edhe më i mirë se vitet tjera.

“Statistikisht, në periudhën janar-korrik 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i turistëve është rritur me 25.33%, dhe kjo tek turistët vendas ka një rritje të parëndësishme prej 1%, ndërsa tek turistët e huaj ka rritje prej 44% për qind.”, - theksoi Razmena Çekiq Duroviq nga Ministria e Ekonomisë.

Synimi është që stafi turistik të qëndrojë në vendin tonë dhe të ndihmojë në zhvillimin e industrisë së turizmit. Shtëpitë e fshatit me ofertat e tyre arrijnë të paraqesin një pamje ndryshe të turizmit në vend, i cili ka një potencial të madh zhvillimi.

“Jam i sigurt se i kemi arritur  rezultatet e synuara për vitin 2023, që janë më shumë se 3,3 milionë fjetje dhe më shumë se 530 milionë euro fitime nga turizmi dhe hoteleria për vitin 2023.”, - u shpreh drejtori i Agjencisë për Promovimin e Turizmit, Ljupço Nikollovski.

Synimi për vitin 2025 është të kapërcejë vitin e famshëm 1988, kur u regjistruan 3,7 milionë fjetje. Në Ditën Botërore të Turizmit, aktorët kryesorë që kontribuojnë në zhvillimin e turizmit u shpërblyen me çmime simbolike.

SEDAT SELIMI