Maqedoni

Masa për uljen e çmimeve, ulen edhe çmimet e pijeve

27.09.2023 18:34

Listës me çmime të garantuara nga Qeveria i janë shtuar dhe pijet...

Listës me çmime të garantuara nga Qeveria i janë shtuar dhe pijet,  çmimet e të cilave do të ulen për 10 për qind, një ashtu ka dhe përkufizim të marzhës së fitimit për pemët dhe perimet, që do të ndikojnë në ulje të çmimeve prej 30 për qind.  Qeveria ka hequr dhe shpenzimet doganore për produktet e qumështit dhe të disa perimeve. Kryeministri Kovaçevski thotë se po bëjnë gjithçka që çmimet të ulen dhe tani u mbetet tregtarëve që të respektojnë këto masa, pasi që janë në të mirë të të gjithë qytetarëve dhe jo masa për përfitime personale. Kryeministri Kovaçevski thotë se në vazhdim do të pasojnë masa për rritje të pagave, pensioneve dhe për kompanitë.

“Nuk do të lejojmë që dikush të pasurohet në kurriz të qytetarëve, nga kjo krizë që ka përfshirë të gjithë qytetarët, inflacioni që na ka kapluar të gjithëve ta parandalojmë.  Me këto masa kërkojmë stabilitet ekonomik. Në vazhdim presim dhe masat për rritje të pagave, pensioneve dhe ndihmave për kategoritë e rrezikuara dhe ndihma për kompanitë.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski[

Ministri Bekteshi u bën apel tregtarëve që të respektojnë masat dhe të mos eksportojnë pemë dhe perime pa i mbuluar nevojat e tregut. Nga Inspektorati i Tregut thonë se po inspektohet çdo market në çdo cep të vendit.

“Krahasuar çmimet nga muaji gusht dhe shtator, çdo qytetarë në vend kursen mbi 2 mijë denarë nga masat e ndërmarra për çmim të garantuar. Është vërejtur rritje të çmimeve të  pemëve dhe perimeve, u bëj thirrje tregtarëve që të mos e shikojnë Maqedoninë si treg rezervë, pasi që sektori i bujqësisë ka dhënë rezultate dhe mbulon nevojat e tregut, por tregtarët eksportojnë dhe pjesën e mbetur e plasojnë në vendin tonë. Ne subvencionojmë bujqësinë për nevojat e brendshme dhe jo për shtete të tjera.”, - theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Do të inspektojmë çdo market në çdo fshat të vendit, pasi që gati për çdo market ka ankesa nga qytetarët. Kemi kontrolluar dhe rrjetet më të mëdha të marketeve, kemi ndëshkuar disa nga marketet dhe do të dënohen të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë masë. Nuk guxojnë të mungojnë produkte, sepse do të dënohen.”, - u shpreh drejtori në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.

Kovaçevski njofton se këtë muaj do të ketë rritje të pensioneve prej 6 për qind.

GAZMEND REXHEPI