Botë

Shpërthim në Egjipt, 20 të plagosur, 18 prej të cilëve ushtarë

10.03.2015 15:07

Në një sulm vetëvrasës, i cili kishte si objektiv qendrën e policisë në qytetin Arish në gadishullin e Sinait në Egjipt, janë plagosur të paktën 20 persona, 18 prej të cilëve janë ushtarë...

Ngjarja ka ndodhur në rajonin El-Musaid të qytetit Arish, ku një automobil i ngarkuar me bombë shpërtheu dhe si pasojë e shpërthimit u plagosen 18 ushtarë dhe dy civilë.

Po ashtu ka pasur edhe dëme në shtëpitë përreth. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim.

GYLTENE SINANI