Maqedoni

Pr/ligji për amnesti, sqarohen detajet nga ministri i drejtësisë Lloga

28.09.2023 10:24

Ministri i Drejtësisë Krenar Loga sot do të mbajë një konferencë për media për të gjitha temat aktuale...

Ministri i Drejtësisë Krenar Loga sot do të mbajë një konferencë për media për të gjitha temat aktuale dhe më pas do të deklarohet për projektligjin për amnisti, i cili parashikon lehtësimin e sistemit të burgjeve. 
 
Qeveria para pak kohësh dha dritën jeshile për këtë zgjidhje ligjore, ndërsa opozita VMRO-DPMNE shpalli bllokadë. Edhe opozita shqiptare është kundër pasi konsideron se ligji nuk është në as në favor të integrimit as në favor të qytetarëve. Mirëpo, propozuesi pretendon të kundërtën. Sipas kryeministrit Kovaçevski, opozita vetëm këtë di të bëjë, të bllokojë.