Botë

Serbia në zi për policin e vrarë në Kosovë, Vuçiq: Rama gënjeu sërish

28.09.2023 11:15

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se vendi i tij po mban zi për policin e Kosovës që u vra në veri....

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se vendi i tij po mban zi për policin e Kosovës që u vra në veri. Kjo deklaratë e Vuçiqit vjen pas reagimit të ashpër të Tiranës zyrtare, për shpalljen e tri ditëve zi kombëtare të Serbisë, në nder të terroristëve të vrarë.

Vuçiq e quajti gënjeshtar Ramën dhe tha se në fakt Serbia po mban zi për çdo të vrarë nga përplasjet në veri. 
 
“Ne shpallëm ditë zie për të gjitha ngjarjet dhe për të gjithë të vrarët. Nuk është hera e parë që Rama nuk e thotë të vërtetën”, tha Vuçiq. 
 
Kryeministri Rama kërkoi që BE-ja të dënojë qëndrimin e Serbisë ndaj vrasjes së policit të Kosovës dhe shkeljes së integritetit territorial të saj nga grupi i terroristëve që sulmuan me municion luftarak uniformat blu.