Botë

Ukrainë, ish-luftëtarët e Wagner-it janë kthyer në Bakhmut

28.09.2023 12:01

Luftëtarët që kishin luftuar më parë në Ukrainë për grupin mercenar rus Wagner...

Luftëtarët që kishin luftuar më parë në Ukrainë për grupin mercenar rus Wagner janë kthyer në fushën e betejës në lindje, sipas ushtrisë ukrainase. Mercenarët e Wagner-it ishin tërhequr nga qyteti lindor i Ukrainës, Bakhmut në maj, ndërsa ia dorëzonin kontrollin e zonës ushtrisë ruse, shkruan CNN.
 
Pas rebelimit të dështuar të grupit të fshehtë në qershor, ekspertët e sigurisë parashikuan se Kremlini do të kërkonte të thithte më tej grupin në ushtrinë ruse. Të mërkurën, zëvendëskomandanti i Komunikimeve për trupat ukrainase në Lindje, Serhii Cherevatyi, tha se ish-luftëtarët e “Wagner”-it që ishin kthyer në Ukrainë tani po punonin për Ministrinë ruse të Mbrojtjes ose strukturat e saj të lidhura dhe ishin bashkuar si individë dhe jo si njësi.