Maqedoni
Edhe pas 60 viteve nga tërmeti katastrofal, akoma duhet investuar në cilësinë e ndërtimit
28.09.2023 13:14
Gjashtëdhjetë vite pas tërmetit katastrofal në Shkup akoma duhet mësuar se si të ndërtohen objekte të qëndrueshme.....

Gjashtëdhjetë vite pas tërmetit katastrofal në Shkup akoma duhet mësuar se si të ndërtohen objekte të qëndrueshme. Sipas ekspertëvë vendi ka nevojë për hartimin e një strategjie nacionale për investime në fushën e ndërtimtarisë. Përveç minimizimit të dëmeve materiale dhe njerëzore kjo strategji sipas tyre mund të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë në vend.
“Konstruksionet e qëndrueshme kanë për qëllim kryesor që t’i minimizojnë dëmet e objekteve, me atë të shpëtojnë jetën e njerëzve, të mirat materiale dhe ndihmojnë në rimëkëmbjen më të shpejtë të ekonomisë në një vend, kur ai të ballafaqohet me një fatkeqësi të madhe natyrore ose njerëzove.”, - deklaroi kryetari i Shoqatës së Konstruktorëve Ndërtimor, Darko Nakov.
“Fakulteti i Ndërtimtarisë ka një domethënie të madhe në zhvillimin e ekonomisë dhe e gjithë shoqërisë në përgjithësi dhe ne po mundohemi që të jemi në hap me të gjitha zhvillimet e kohës në aspektin e ndërtimit. Tani kemi një problem shumë serioz me ndryshimet klimatike dhe vëmendja jonë duhet të jetë në kualitetin e ndërtimit.”, - theksoi dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Goran Markovski.
Simpoziumi Ndërkombëtar me temën “Konstruksionet e qëndrueshme”, e kanë përkrahur plotë 34 kompani nga vendi dhe jashtë saj, ndërsa të pranishëm ishin ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski; rektorja e Universitetit “Kirili dhe Metodi”, Biljana Angelova; përfaqësuesi i UNDP-së në vend, Armend Gregorian; përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së në Shkup, Manolla Manoes dhe kryetarja e Asociacionit Internacional për Urat dhe Konstruksioneve Ndërtimore, Tina Ver.
FITIM KRYEZIU
