Maqedoni
Bytyqi: RMV-ja gëzon mbështetjen e plotë të ShBA-së
28.09.2023 13:38
Maqedonia e Veriut gëzon mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për politikat e saj strategjike për anëtarësimin e plotë të vendit në BE....

Maqedonia e Veriut gëzon mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për politikat e saj strategjike për anëtarësimin e plotë të vendit në BE. Kështu ka deklaruar, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka realizuar takime me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Tregtisë dhe Departamentit të Financave të ShBA-së, si dhe me përfaqësues të Bankës Botërore dhe FMN-së.
“Bashkërisht u vlerësua se integrimi evropian nuk ka të bëjë vetëm me harmonizimin e një sërë politikash, por bëhet fjalë për pranimin e një të ardhmeje që do të sjellë shumë më tepër mundësi për prosperitet dhe përparim për secilin prej nesh në Maqedoninë e Veriut. Në aspiratat tona evropiane që forcojnë idealet e demokracisë dhe prosperitetit, ne kemi mbështetje të fortë nga Uashingtoni, por vendimi nëse do të ndërtojmë një shtet që mishëron vlerat evropiane do të duhet të merret nga deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonia e Veriut.”, - deklaroi, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
