Maqedoni

Grubi takon Vickers-in, diskutohen prioritetet

28.09.2023 14:22

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi...

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ka takuar të dërguarin special për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers, i shoqëruar nga ambasadori, Matthew Lawson.
 
Grubi dhe Vickers biseduan mbi marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, asociacionin britanik të biznesit dhe mbështetjen për stabilitet dhe siguri rajonale, si dhe për projektet që janë duke u realizuar, përfshirë këtu hekurudhën Shkup – Durrës, Qendrën Klinike, si dhe Digjitalizimi i plotë i Qeverisë dhe shërbimeve qeveritare. Marrëdhëniet mes dy vendeve u cilësuan si të qëndrueshme, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, ku Grubi tha se Mbretëria e Bashkuar është investitori i dytë më i madh në vend, kurse Maqedonia e Veriut, partner i parë tregtar nga Ballkani Perëndimor.
 
Grubi dhe Vickers diskutuan edhe mbi aktualitetin politik në vend dhe rajon, ku e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të përforcimit të kapaciteteve demokratike, ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale në kuadër të NATO-s dhe rrugën drejt anëtarësimit në BE.