Maqedoni
Administratorët gjyqësor dolën në protesta, kërkojnë rritje të pagave prej 78%
28.09.2023 14:57
Administrata Gjyqësore përsëri doli në protesta me kërkesë për rritjen e pagave për 78%...

Administrata Gjyqësore përsëri doli në protesta me kërkesë për rritjen e pagave për 78% dhe kthimin e shtesave në rroga për 35%. Ata thonë se kanë përkrahje nga prokurori për krim të organizuar, nga prokurori republikan dhe pritet përkrahje nga ministrat dhe Qeveria.
“Paga mesatare në Gjykata dhe Prokurori edhe tani me rritjen e pagave për 10% do të jetë diku 24 mijë denarë, shumë larg nga paga mesatare, e cila është 36 mijë denarë. Ne nuk jemi këtu të kërkojmë uljen e pagave për askënd, por jemi të kërkojmë edhe ne të kënaqemi me të mirat që burojnë nga ligjet.”, - deklaroi kryetari i Sindikatës së Administratës Gjyqësore, Tërpe Deanovski.
“Ne nuk kërkojmë asgjë nga ata, por kërkojmë atë që na takon nga buxheti 0.8% BPV të parashikuara me ligj për Administratën Gjyqësore. Përmes kësaj, ne vet do t’i realizojmë kërkesat tona apo 78% rritje të pagave dhe shtesa prej 35% për çdo muaj.”, - theksoi kryetarja e Shoqatës së Administratës Shtetërore, Renata Georgievska.
“U bë dallim i madh prej pagave tona dhe pagave të gjykatësve me 1 ndaj 6. Asnjë njeri sado të jetë kompetent, të ketë njohuri, nuk vlen për gjashtë njerëz. Vetëm përmes rritjes së pagave tona do të ulen dallimet sociale, varësisht prej pozitave të punës.”, - u shpreh Dragan Joseski nga Sindikata e Gjykatës Penale.
Sindikalistët thonë se edhe javën e ardhshme është paralajmëruar grevë e punonjësve të Prokurorisë së Shtetit.
FLUTURA LATIFI
