Maqedoni
Standardi i qytetarëve, LSDM: Kujdesemi për mirëqenien e qytetarëve
28.09.2023 15:14
Standardi jetësor, marrja e përmasave të reja të krimit dhe korrupsionit kanë përplasur dy blloqet politike në vend...

Standardi jetësor, marrja e përmasave të reja të krimit dhe korrupsionit kanë përplasur dy blloqet politike në vend. Pushteti thotë se me shpërndarjen e buxhetit parashikon më shumë fonde për ndihmën shtetërore për kompanitë e huaja dhe vendase, si dhe për paketën e nëntë të masave antikrizë.
“Paga më të larta dhe pensione, më shumë subvencione për bujqit, shëndetësinë dhe arsimin sigurohen për shpërndarjen e re të buxhetit. Po sigurojmë 4,25 miliardë denarë për rritje të pagave. Për harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale gjatë vitit 2023 janë parashikuar 480 milion denarë. LSDM-ja po vazhdon me përkujdesjen e vërtetë ndaj qytetarëve dhe kompanive.”, thonë nga LSDM-ja.
VMRO – DPMNE: Grubi lejoi hapjen e tre ndërmarrjeve për lojëra fati
Por për opozitën, vendi është në varfëri të thellë. Sipas partisë së Mickoskit, përkundër përballjes me këtë fenomen të trishtë, zëvendëskryeministri, Artan Grubi, po realizon biznese të nëntokës duke firmos marrëveshje me person të dyshimtë bullgar për themelimin e tre shoqatave për lojëra online të fatit.
“Përderisa Maqedonia po fundoset në varfëri dhe nga pacientët vidhen ilaçe, Artan Grubi nëpërmjet shefit të kabinetit të tij lejon tre licenca të reja për lojërat e fatit në Maqedoni. Ky është ai vendim i Qeverisë me nënshkrim të Artan Grubit ku thuhet se me këtë vendim lejohet puna e bordit drejtues të Shoqatës Aksionare për lojëra të fatit të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë në lidhje me marrjen e vendimit për themelimin e tri shoqatave për lojëra online të fatit.”, - deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE –së, Naum Stoillkovski.
Nga VMRO–DPMNE-ja thonë se personi me të cilin janë bërë dakordimet është mafiozi bullgar, Vasill Boshkov, tanimë nën arrest shtëpiak nga autoritetet bullgare. VMRO-ja kërkon nga pushteti përgjegjësi për dilemat e ngritura dhe shkelje të ligjit.
MERAL ISMAILI
