Maqedoni
A mund ta braktisë ASH-ja pushtetin para zgjedhjeve? Taravari: Në politikë çdo gjë është e mundshme
28.09.2023 16:31
Kreu i Aleancës për Shqiptarët nuk ka përjashtuar mundësinë që ta braktisë Qeverinë....

Kreu i Aleancës për Shqiptarët nuk ka përjashtuar mundësinë që ta braktisë Qeverinë para zgjedhjeve parlamentare, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme. I pyetur nga mediat për këtë, ai tha se në politikë çdo gjë është e mundshme.
“As që e kemi diskutuar tash për tash, por shihni, rrethanat janë shumë interesante, zhvillimet janë të përditshme, mund të them se çdo ditë ka plot zhvillime, kështu që nuk mund të them diçka definitive tash për tash, por në politik, çdoherë, çdo gjë është e mundshme”, theksoi Taravari.
