Maqedoni

Arsovska: Ura “Bellasica” është plotësisht e sigurt

28.09.2023 17:15

Me 12 maj të këtij viti, ura e njohur "Bellasica" u vu në qendër të vëmendjes pas dëmtimit të saj nga zjarri...

Me 12 maj të këtij viti, ura e njohur "Bellasica" u vu në qendër të vëmendjes pas dëmtimit të saj nga zjarri. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, thotë se rehabilitimi i kësaj ure është në rrugë të sigurt. Ekspertiza e kryer ka dhënë një dritë të qartë mbi gjendjen aktuale të urës dhe mundësinë e hapjes së dy korsive për qarkullim publik. Për lirimin e plotë duhet të bëhet rehabilitimi i pjesës së poshtme, në bazën ku do të vendosen gypat, që është përgjegjësi e EMV-së. Ndërkohë, në pyetjen se pse inspektorët e qytetit i kanë larguar punëtorët që tentojnë të vendosin tubacionin në urë, Arsovska ka shpjeguar.
 
“Ekzistojnë ligje, rregulla, akte që çdo qytetar duhet t'i respektojë dhe ato rregulla dhe ligje vlejnë edhe për institucionet. E dini se si ishte situata e urës, disa dëmtime të vogla, të cilat ende ekzistojnë edhe pse nuk cenojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e urës, por për pamjen e jashtme, për të vendosur një grup të ri tubash që do të ishin në funksion të rrjetit të ujit të ngrohtë, duhet të jetë riparimi, kryesisht nga dëmtimi i shkaktuar nga djegia e izolimit, në mënyrë që të mund të bëhet montimi. Sot kamionët atje pengohen të punojnë, pasi nuk kanë dokumentacionin përkatës.”, - deklaroi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
 
Markovski: Duhet të bëhen analiza më të gjëra
 
Nga ana tjetër, dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë tha se kjo urë nuk duhet të vihet pjesërisht në përdorim, derisa të bëhen analiza më të gjera.
 
“As unë dhe as Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit nuk kemi informacion mbi bazën e të cilave është marrë vendimi për vënien në përdorim, pra për vënien pjesërisht të urës në përdorim. Duke pasur parasysh mungesën e informacioneve, nuk do të mund të bëja një deklaratë më të prerë dhe më të saktë në këtë moment, nëse ura është e sigurt për t'u përdorur apo jo.”, - theksoi dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Goran Markovski.
 
Sipas EMV-së, ata janë të detyruar që menjëherë t'i vendosin gypat kur të përfundojë rehabilitimi. Por vetëm tre javë para fillimit të sezonit të ngrohjes, banorët e Shkupit i frikësohen goditjeve të çmimeve nëse nuk vendoset ngrohja dhe ata do të duhet të kyçen në një sistem tjetër të ngrohjes qendrore për çmime shumë më të larta.
 
SEDAT SELIMI