Maqedoni

Raportimi për ndryshimet kushtetuese, disa media kanë shfaqur dezinformata

28.09.2023 17:37

Në një kohë kur lajmet përhapen më shpejt se kurrë më parë, publikimi dhe shkëmbimi i informacionit të saktë...

Në një kohë kur lajmet përhapen më shpejt se kurrë më parë, publikimi dhe shkëmbimi i informacionit të saktë luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në proceset demokratike. Nga ana tjetër, lajmet e rreme dhe dezinformatat përhapen me “shpejtësinë e dritës” përmes kanaleve të ndryshme mediatike dhe mund të minojnë lehtësisht besimin, shtrembërojnë faktet dhe manipulojnë opinionin publik.
 
Analiza e Institutit për Media dhe Analitikë vuri në pah se disa media, gjatë raportimit për ndryshimet kushtetuese, kanë shfaqur dezinformata dhe manipulime për çështje historike, lidhur me rrezikun për gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe narrativë antiperëndimore dhe antievropiane.
 
“Edhe pse gjithnjë thuhet dhe apelohet, të kujdesemi, mediumet të jenë të kujdesshme, publiku të ketë kujdes, rekomandimet e organizatave mediatike dhe të gjithë që merren me këto tema dhe të gjithë ato rekomandime që na shfaqin apo publikojnë para syve tanë, para opinionit, nuk kanë rezultate, thjesht numri i rasteve rritet dhe eskalon.”, - theksoi autori i hulumtimit, Zharko Trajanovski. 
 
Narrativat dezinformuese dhe manipulimet që u njohën gjatë debatit publik për propozimin francez vitin e kaluar, vazhduan edhe këtë vit në komunikimin mediatik lidhur me ndryshimet kushtetuese, potencoi autori i hulumtimit, Zoran Bojarovski. 
 
“Në këtë analizë përpunohen narrativat e bullgarizimit, jo vetëm me rekomandimet franceze, por tani thënë në thonjëza se “do të zbatohet” me ndryshimet kushtetuese. Pastaj janë të analizuara edhe narrativat në lidhje me gjuhën maqedonase dhe vitin e kaluar në lidhje me propozimin francez kishte mjaftueshëm dezinformime dhe manipulime në lidhje me gjuhën maqedonase dhe vazhduan edhe përskaj asaj që u nënshkrua marrëveshja me FRONTEX-in.”, - u shpreh autori i hulumtimit, Zoran Bojarovski. 
 
Në analizë u konstatua se polarizimi politik përforcohet përmes sistemeve paralele mediatike, të krijuara nga partitë e pushtetit apo opozitës.
 
FITORE DEMOLLI