Futboll

Shkëndija-Pelisteri luhet në Kumanovë

10.03.2015 15:33

Ndeshja e javës së 19-të e kampionatit të Maqedonisë në futboll ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Pelisterit të Manastirit nuk do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë...

Ndeshja e javës së 19-të e kampionatit të Maqedonisë në futboll ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Pelisterit të Manastirit nuk do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë, siç ishte e parashikuar, por në qytetin e Kumanovës në stadiumin e Bashkimit, kjo për shkak të fillimit të rikonstrumit të stadiumit në Tetovë, njofton gazeta “Lajm”.
 
Një delegacion i Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM), të martën, kanë vizituar stadiumin e Bashkimit dhe pas takimit me Lutfi Hydën, pronarin e Bashkimit, kanë rënë dakord që ndeshja të zhvillohet në këtë fushë.
 
Ndeshja Shkëndija-Pelisteri luhet të mërkurën me fillim prej orës 14:00 dhe ky është një rast i mirë që pas një kohe të gjatë kumanovarët të shohin një ndeshje futbolli të Ligës së parë.