Maqedoni

Parashikimi i motit

29.09.2023 08:47

Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme...

Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë juglindore.
 
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit. Në relievet malore reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
 
Temperaturat minimale do të luhaten në interval prej 6 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 30°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare, do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të ulet në 13°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 29°C.